TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mediat serbe e kanë bërë tashmë të zakonshme ta cilësojnë si skandal po provokim çdo simbol shqiptar që shfaqet në stadiumet nëpër botë.
Kështu ka ndodhur edhe për ndeshjen mes Zvicrës dhe Serbisë në Katar 2022, ku ata kanë cilësuar në të njëjtën mënyrë praninë e tifozëve shqiptarë në tribuna.
E përditshmja “Kurir” ka fotografuar në tribunat e stadiumit në Doha tifozë shqiptarë të cilët nuk ngurronin të tregonin me krenari prejardhjen e tyre.
Një grup, i shoqëruar nga vendas, pozuan duke bërë shqiponjën, ndërsa një prej tyre mbante në kokë një plis me flamurin kuqezi.
