SPORT, 17 Dhjetor 2025, 16:16

U vlerësua si lojtari i vitit, Dembele i përulur: Faleminderit nga zemra!

U vlerësua si lojtari i vitit, Dembele i përulur: Faleminderit nga

Pasi mundi Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe, sulmuesi i PSG, Ousmane Dembele u zgjodh si lojtari më i mirë i vitit, në ceremoninë e FIFA-s, të mbajtur në Doha të martën. Në fjalë ne tij pas marrjes së trofeut individual, Dembele nuk fshehu lumturinë.

“Doja t’i falënderoja të gjithë shokët e mi të ekipit. Puna e palodhur shpërblehet. Falënderoj familjen time, klubin me të cilin kaluam një vit fantastik.

Faleminderit Gianni Infantino, mora mesazhin tënd në ditëlindjen time. Shpresoj të kthehem përsëri vitin tjetër.”