SPORT, 16 Dhjetor 2025, 17:53

Goditje e rëndë për Interin, ylli zikaltër do të qëndrojë deri në tre muaj jashtë fushave

Goditje e rëndë për Interin, ylli zikaltër do të

Denzel Dumfries i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për të zgjidhur problemin me kyçin e këmbës së majtë, i cili e ka shqetësuar që prej muajit nëntor.

Klubi i Interit ka konfirmuar zyrtarisht se pasditen e së martës, më 16 dhjetor, anësori holandez është operuar në Londër, ku ndërhyrja kishte për qëllim stabilizimin e kyçit të këmbës.

Sipas deklaratës së klubit zikaltër, Dumfries do të ndjekë një program rehabilitimi gjatë javëve në vijim, ndërsa koha e rikuperimit mbetet ende e paqartë. Megjithatë, parashikohet që mungesa e tij të zgjasë jo më pak se dy deri në tre muaj.

Mungesa e gjatë e Dumfries pritet të ndikojë në planet e Interit për pjesën e mbetur të sezonit, duke i shtyrë drejtuesit e klubit të rikthehen në tregun e transferimeve gjatë afatit të janarit. Objektivi kryesor do të jetë afrimi i një mbrojtësi të djathtë për të mbuluar boshllëkun e krijuar nga dëmtimi i anësorit holandez.

Interi pritet të vlerësojë disa alternativa në javët në vijim, ndërsa stafi teknik do të monitorojë nga afër procesin e rikuperimit të Dumfries.