SPORT, 16 Dhjetor 2025, 16:58

Milani drejt Arabisë Saudite pa qendërsulmuesin, Alegri grumbullon edhe Ibrahimoviç

Milani drejt Arabisë Saudite pa qendërsulmuesin, Alegri grumbullon

Milani është nisur sot drejt Arabisë Saudite ku do të zhvillojë ndeshjet e Superkupës së Italisë, duke nisur nga gjysmëfinalja ndaj Napolit ditën e enjte.

Trajneri Masimiliano Alegri është detyruar të plotësojë radhët e skuadrës me emra të rinj, pasi kishte mungesa të rëndësishme në radhët e ekipit, me në krye Himenez dhe Gabia.

Për mbrojtësin ka ende shpresë se mund të rikuperohet për finalen, ndërsa në dyshim është edhe Rafael Leao i cili nuk ka rikuperuar plotësisht.

Meqë skuadra ka mungesa, Alegri ka menduar që të plotësojë ekipin me futbollistë të Milan Futuro (U23) dhe Primavera (të rinjtë). Nga skuadra e dytë janë grumbulluar për udhëtimin në Arabinë Saudite Maksimilian Ibrahimoviç, Dutu dhe Vladimirov, ndërsa nga ekipi i të rinjve i janë bashkuar Sala dhe Borsani.