TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Olimpiakos bëri një mrekulli dhe mundi Fiorentinën në kohën shtesë të finales së Konferencës së Evropës, duke i dhënë kështu Greqisë pikët për të kaluar Danimarkën në vendin e 15-të në renditjen e UEFA-s dhe t’i kthejë ligës helene biletën e dytë për eliminatoret e Champions-it.
Greqia kaloi Danimarkën në vendin e 15-të, duke siguruar kështu pesë bileta evropiane nga sezoni 2025-2026.
Skuadra kampione do të garojë në raundin e 2-të kualifikues të Champions League në vazon e favoritëve, ndërsa nënkampioni do të jetë në të njëjtin raund në rrugën e jofavoritëve, fituesi i kupës në raundin e 3-të kualifikues të Europa League. Ndërsa vendi i treti dhe i katërti do të garojë në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Pra falë këtij triumfi feston edhe AEK-u që zyri vendin e dytë, teksa PAOK-u u shpall kampion.
