SPORT, 14 Dhjetor 2025, 14:13

Tifozja i kërkon Muçit që të rikthehet te Beshiktashi, para sfidës me Trabzonsporin (VIDEO)

Tifozja i kërkon Muçit që të rikthehet te Beshiktashi,

Sot në orën 18:00 do të nisë supersfida e javës në Turqi. Trabzonspori do të përballet me Beshiktashin, prej orës 18:00. E gjithë vëmendja është te Ernest Muçi, që ka shënuar pesë gola në tri sfidat e fundit.

Së fundmi është bërë virale video me një tifoze të Beshiktashit, që i kërkon të rikthehet pasi shkrep një foto me mesfushorin e Kombëtares. Muçi reagon duke qeshur dhe i habitur për më tepër.

Mesfushori shqiptar u bë i padëshiruar te Beshiktashi, që vendosi ta huazonte te klubi tjetër turk. Tashmë është në dorën e Trabzonsporit, nëse do e blejë kartonin e Muçit për 8.5 milionë euro.

Fakt është se Beshiktashi po kalon një dramë, ndërsa aktualisht ndodhet jashtë zonës së Europë. Trabzonspori kërkon fitoren e katërt radhazi, për të vijuar ndjekjen e kryesuesve të Gallatasarajt.

Takimi i Muçit me tifozen: (VIDEO)