SPORT, 13 Dhjetor 2025, 14:32

Po spikat te klubi i tij në Superligën turke, futbollisti i Kombëtares tund sërish rrjetën

Po spikat te klubi i tij në Superligën turke, futbollisti i

Qazim Laçi po spikat në ndeshjet e fundit me Rizespor. Sot ishte pikërisht ai, që shënoi nga penalltia dhe pjesa e parë u mbyll në avantazh 1 me 0 ndaj Ejupspor.

Goli i Laçit erdhi në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë. Në dy ndeshjet e mëparshme të kampionatit për të, po ashtu ka shënuar dhe asistuar.

29-vjeçari u transferua te Rizespori gjatë verës. Laçi shikohet si titullar i padiskutueshëm.