SPORT, 21 Maj 2025, 15:52

Trajneri i revoltuar te Çelsi, Mareska: Betisi nuk mund të pushojë 48 orë më shumë se Çelsi

Trajneri i revoltuar te Çelsi, Mareska: Betisi nuk mund të

Trajneri i Çelsit, Enco Mareska, është ankuar për kalendarin e ndeshjeve para finales së Ligës së Konferencës që do të zhvillohet javën e ardhshme, me Real Betisin që pritet të ketë 48 orë pushim shtesë gjatë përgatitjeve. Betis, i drejtuar nga Manuel Pelegrini, është lejuar të luajë ndeshjen e fundit të La Ligës këtë të premte në mbrëmje.

Megjithatë, Çelsi do të përballet me Notingem Forestin të dielën pasdite në një fund të fortë të Premier Ligës, e cila do të përcaktojë se kush siguron kualifikimin në Ligën e Kampioneve. Mareska beson se UEFA duhet të marrë në konsideratë zbatimin e një rregulli që e bën të mundur që të dy finalistët të luajnë në të njëjtën kohë paraprakisht, në vend që t’i japë njërës skuadër një avantazh të dukshëm. “Nuk jam i kënaqur 100 për qind”, tha Mareska.

“Nuk mund t’i lejosh një skuadre 48 orë më shumë kur luan një finale evropiane. Nuk e di nëse është nga La Liga, nga Premier Liga apo nga UEFA. Nëse ju pyes nëse është normale të luhet një finale ku një skuadër ka 48 orë më shumë se tjetra, nuk është normale, nuk është e drejtë”. I pyetur nëse UEFA duhet të prezantojë rregulla më të rrepta për këto finale, tekniku italian tha: “Absolutisht, po”. Mareska është tepër afër Pelegrinit dhe dyshja madje konsuamuan një bisedë të hënën.

“Fola me Manuelin dje”, tha trajneri i Çelsit. “Është e veçantë. Kam kaluar katër vjet me Manuelin, ai është një referencë për mua për shkak të karrierës dhe historisë së tij. Si qenie njerëzore, ai është një person i shkëlqyer. Unë e përkufizoj atë si një baba profesional, sepse kur duhet të marr vendime të mëdha, ne jemi në kontakt”. Kjo përfshinte edhe kërkimin e këshillës së Mareskës nga Pelegrini përpara se të merrte drejtimin e Çelsit. Pelegrini e kishte Mareskën futbollist te Malaga dhe më pas Mareska punoi me Pelegrinin si asistent i tij tek Uest Hemi.