TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas disfatës ndaj Liverpool në Ligën e Kampionëve, duket se problemet sa vijnë e shtohen për “Los Blancos” dhe Carlo Ancelottin. Pas Alabas, Militaos, Carvajal, Tchouameni, Rodrygo dhe Vinicius, listës së dëmtimeve tashmë u shtohet edhe Eduardo Camavinga.
Ylli francez i mesfushës u detyrua që të linte fushën në minutën e 54’ në sfidën me Liverpool, duke u zëvendësuar nga Dani Ceballos.
Tashmë, vetë Reali e ka konfirmuar që francezi do të qëndrojë jashtë fushave për rreth tre javë, teksa Ancelotti do t’i duhet t’i bëjë llogaritë edhe pa një pjesë tjetër të rëndësishme të skuadrës.