SPORT, 3 Qershor 2024, 17:36

Mbylli aventurën me “gjigantët” e Bundesliga, skuadrat e MLS vihen pas yllit gjerman

Mbylli aventurën me “gjigantët” e Bundesliga, skuadrat e

Finalja e Champions League ndaj Real Madrid që për fat të keq pati një shije të hidhur për Borussia Dortmund ishte edhe e fundit ndeshje e Marco Reus me fanellën e “Verdhezinjve”, me sulmuesin që ka vendosur të largohet dhe të luajë vitet e fundit të karrierës në elitën e futbollit amerikan, MLS.

Janë të paktën tre klubet amerikane që kërkojnë shërbimet e 35-vjeçarit. Bëhet fjalë për Los Angeles Galaxy, Charlotte FC si dhe St. Louis City. Të parët janë atë që konsiderohen edhe favoritët për të përftuar shërbimet e Reus duke qenë se tashmë kanë takuar agjentin e lojtarit dhe është gati të përshpejtojë për të mbyllur këtë tratativë.

Megjithatë, edhe dy klubet e tjera, si Charlotte ashtu edhe St. Louis City nuk janë dorëzuar dhe në vijim do të bëjnë ofertat respektive në drejtim të Reus me sulmuesin që më pas do të ketë luksin e përzgjedhjes së aventurës së tij të radhës.