TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vëmendja është e spotostuar në 5 dhjetor, atëherë kur në Ëashington do të hidhet shorti për Kupën e Botës 2026, kompeticion që do zhvillohet këtë verë në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt ka konfirmuar prezencën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
“Të premten, Presidenti Trump do të marrë pjesë në shortin e grupeve të Kupës së Botës në Qendrën Kennedy”, u tha Leavitt gazetarëve.
E veçanta e këtij Botërori është se do të ketë 48 ekipe pjesëmarrëse.
Gianni Infantino, presidenti i FIFA-s nuk hezitoi të fliste për Trump.
“Jam vërtet me fat. Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Presidentin Trump, të cilin e konsideroj një mik të ngushtë”, tha së fundmi Infantino.