SPORT, 11 Tetor 2025, 20:03

Shokë dhe kundërshtarë, tre futbollistë të Shqipërisë do të përballen me emra që njohin mirë te Serbia

Shokë dhe kundërshtarë, tre futbollistë të

Ndeshja e sotme mes Serbisë dhe Shqipërisë në Leskovac do të vendosë përballë njëri-tjetrit lojtarë të cilët njihen jo vetëm si kundërshtarë në ndeshjet e mëparshme me përfaqësueset dhe me klubet.

Portieri Gjorgje Petroviç, do të ketë përballë si kundërshtar Armando Brojën, përkrah të cilit është stërvitur për dy vite në radhët e klubit të Çelsit.

Në mesfushë do të jetë një përballje shumë interesante, mes Aleksandar Stankoviç dhe Kristjan Asllanit, pasi të dy kanë qenë shokë skuadre te Interi. Për më tepër, serbi ishte afruar që t’i rrëmbente vendin mesfushorit shqiptar, pa ia dalë ta bënte një gjë të tillë, duke përfunduar i larguar nga zikaltrit në drejtim të Lucernës e tani te Klub Bryzh.

Ndërkohë, Berat Gjimshiti do të përballet me Lazar Samarxhiç, shokun e tij të skuadrës te Atalanta, me të cilin pritet të ketë duele të vazhdueshme gjatë sfidës.