TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Leskovac në mbrëmje, Serbia do masë forcat me Shqipërinë. Shteti serb është përpjekur që të marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e kësaj sfide, ndërsa tashmë situatën në dorë e ka marrë edhe vetë Aleksandar Vucic.
Presidenti i Serbisë ka marrë përsipër gjithçka, teksa ka telefonuar pronarin e hotelit në Nish, ku është akomoduar kombëtarja kuqezi, për t’u siguruar se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
Detajet e bukura nga vendi ku qëndron delegacioni ynë janë prezente, pasi Shefi i kuzhinës i hotelit është kosovar nga Prizreni. Sfida nis në orën 20.45 dhe vlen për kualifikueset e botërorit.