TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe duket se ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e Francës kundër Azerbajxhanit të zhvilluar të premten mbrëma.
Mbappe bëri shenjë të largohej nga fusha përpara se të ulej në tokë dhe u largua drejt e në tunel pasi u zëvendësua në minutën e 82-të të ndeshjes nga Florian Thauvin.
Ylli i Real Madridit ka vuajtur nga i njëjti dëmtim në kyçin e këmbës që nga ndeshja e Real Madridit kundër Villarrealit.
Real Madridi tani do të presë me nervozizëm testet e dëmtimit të Mbappes përpara ndeshjeve të vështira kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve dhe El Clasico ndaj Barcelonës më vonë këtë tetor.
Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka konfirmuar se Mbappe pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës në ndeshjen kundër Azerbajxhanit.
“Është i njëjti kyç i këmbës ku u lëndua. Dhimbja zvogëlohet kur ai pushon”, ka thënë fillimisht trajneri i Francës.
“Në një ndeshje, kontaktet janë të pashmangshme. Do ta vlerësojmë. Ai ka shqetësime që nuk janë ideale për të”, përfundoi Dechamps.
Deschamps është pjesërisht fajtor për dëmtimin e Mbappes, pasi e mbajti atë në fushë për 85 minuta pavarësisht se e dinte se sulmuesi po ndjente dhimbje.