TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-lojtari i Liverpool, Jamie Carragher ka kritikuar sulmuesin Momo Salah, pas humbjes 1-2 të The Reds ndaj United.
“Mendoj se jemi në atë fazë tani ku Mo Salah nuk duhet të jetë titullar i garantuar çdo javë.
“Mendoj se kjo është një enigmë e vërtetë për trajnerin në të ardhmen. Nuk mendoj se Salah duhet të jetë si Van Dijk, ku ai është ’emri i parë në formacionin’.
Sidomos në ndeshjet jashtë fushe, ai mund të vijë nga stoli. Liverpooli duhet të ndërtojë lojën rreth Isakut dhe Virgilit – jo Salahut.
Ata kanë shpenzuar kaq shumë para për ta dhe duhet të investojnë tek ata në mënyrë konkurruese dhe jo tek Salahu, i cili nuk është më ai që ishte”, tha Carragher.