SPORT, 19 Tetor 2025, 18:52

Rubin Kazan pëson tre gola, Mirlind Daku humbet penalltinë që fitoi vetë (VIDEO)

Rubin Kazan pëson tre gola, Mirlind Daku humbet penalltinë që

Rubin Kazan luajti sot përballë Baltikës, ndërsa ndeshja ishte e vlefshme për raundin e 12-të të Premier Ligës ruse. Sfida u fitua nga këto të fundit me rezultatin 0-3.

Mirlind Daku kishte mundësinë për të rikthyer skuadrën e tij në lojë. Ishte minuta e 52-të, kur vetë fitoi një penallti. Goditja e tij predhë nga pika e bardhë u prit nga portieri kundërshtar.

Daku humbi kështu mundësinë të shkonte në kuotën e nëntë golave. Aktualisht mban vendin e dytë në renditjen e golashënuesve.

Penalltia e Dakut (VIDEO)