SPORT, 21 Tetor 2025, 15:34

Ndeshja Villareal-Barcelona luhet në Miami, kapiteni i Real Madrid del hapur kundër

Ndeshja Villareal-Barcelona luhet në Miami, kapiteni i Real Madrid del

Vendimi për ndeshjen e La Liga mes Villareal dhe Barcelona, e cila do të luhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka shkaktuar shumë reagime.

Dani Carvajal, kapiteni i Real Madridit ka dalë hapur kundër, në një intervistë të dhënë së fundmi.

“Kjo është një shkelje e qartë e rregullave të garës. Të gjitha ekipet nuk do të garojnë në të njëjtat kushte”, tha Carvajal. Sfida do mbahet në “Hard Rock Stadium” të Miamit.