TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kroacia i falet super portierit të saj, Dominik Livakoviç, i cili priti tre 11-metërsha dhe kualifikohet për në çerekfinalet e Botërorit të Katarit, pasi mundi me penallti Japoninë (3-1).
???????? Croatia's hero ????????
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) December 5, 2022
A hat-trick of penalty saves! ????#FIFAWorldCup | #Qatar2022 pic.twitter.com/8MKDVEFhWy
Nuk mjaftuan 90 minuta për të vendosur fituesin, pasi koha e rregullt përfundoi 1-1. Aziatikët morën epërsinë në fundin e pjesës së parë.
Ekipi i Moriyasu përfitoi pas një rrëmuje në zonë dhe realizoi golin e parë të ndeshjes me Maeda (43').
Të besuarit e Daliç nuk u pajtuan assesi me rezultatin dhe u rikthyen në lojë falë individëve. Ishte Ivan Perisiç (55') që vendosi ekuilibrat, pas një goditje të fortë me kokë.
Ishin kroatët ata të cilët dominua pjesën e dytë, por e patën të vështirë të çanin përpara, pasi rivalët e tyre ishin mjaft mirë të vendosur në prapavijë.
Croatia go through to the Quarter-finals on penalties! ????????@adidasfootball | #FIFAWorldCup
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) December 5, 2022
Koha shtesë nuk prodhoi asgjë, nga pika e bardhë e penalltive më të saktë u treguan ballkanasit.

Portieri kroat Livakoviç priti tre penallti, me serinë e gjuajtjeve që u vulos nga realizimi i saktë i Pasaliç (3-1). Kroacia realizoi me Vlasiç, Brozoviç dhe Pasaliç. Gaboi Livaja.
Për Japoninë gabuan: Minamino, Mitoma dhe Yoshida. Realizoi vetëm Asano.
CROATIA IS MOVING ON TO THE QUARTERFINALS ????????
— FOX Soccer (@FOXSoccer) December 5, 2022
Croatia advances to the quarterfinals in consecutive FIFA men's World Cups for the first time in history ???????? pic.twitter.com/KqeT6FMJIT