SPORT, 5 Dhjetor 2022, 15:28

Veprimet raciste në ndeshjen kundër Zvicrës, FIFA nis hetimin për Serbinë

Veprimet raciste në ndeshjen kundër Zvicrës, FIFA nis hetimin

FIFA nis hetim për Serbinë në lidhje me ngjarjet që ndodhën në ndeshjen Zvicrës.

Federata e Futbollit të Kosovës kishte dërguar ankesë zyrtare në FIFA për shkak të “fyerjeve nga trajneri i përfaqësueses së Serbisë” si dhe “veprimeve raciste të tifozëve serbë”.

Ja çfarë shkruhet në komuniktan zyrtare të FIFA-s: “Komiteti disiplinor i FIFA-s ka nisur procedurë kundër Federatës së Futbollit të Serbisë, për shkak të shkeljes së mundshme të nenit 12 [sjelljes së pahijshme të lojtarëve dhe zyrtarëve], nenit 13 [diskriminim] dhe nenit 16 [rendi dhe siguria e ndeshjes] të Kodit Disiplinor të FIFA-s, në lidhje me incidentet gjatë ndeshjes midis Serbisë dhe Zvicrës, që u mbajt më 2 dhjetor në kuadër të Kupës së Botës”.

Sipas informacioneve të gazetës zvicerane “Blick”, nuk do të ketë asnjë procedim ndaj Zvicrës apo kapitenit Granit Xhaka.

Veprimet raciste në ndeshjen kundër Zvicrës, FIFA nis hetimin

Kjo është procedura e dytë disiplinore që FIFA inicion ndaj Serbisë. Në nëntor, pas një ankese të FFK-së, FIFA hapi procedurën disiplinore për shkak të shfaqjes së një flamuri në dhomat e zhveshjes së përfaqësueses së Serbisë, me hartën e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb dhe me mbishkrimin “S’ka dorëzim”.