SPORT, 25 Prill 2023, 23:01

Real Madrid turpërohet nga një lojtar i Girona-s dhe humb shpresat për titull, Ancelotti i nervozuar analizon humbjen

Real Madrid turpërohet nga një lojtar i Girona-s dhe humb shpresat

Real Madridi është turpëruar nga Girona në kuadër të javës së 31-të në La Liga, pasi ka pësuar humbje 4-2.

Pas vetëm 12 minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me golin e Taty Castellanos që u asistua prej Gutierrez. Girona shënoi edhe të dytin pas 12 minutash, kur sërish ishte Castellano, ai që shpartalloi mbrojtjen e Los Blancos.


Real Madridi u rikthye në lojë me golin e Vinicius Junior në minutën e 34-të, kur u asistua prej Marco Asensios.

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, ndërsa Casetllanos vazhdoi me paraqitjen e tij spektakolare.

Në minutën  e 46-të, anëtari i Gironas kompletoi het-trikun, duke i bërë me dije madrilenëve se i duan pikët e plota.

Për t’ua rikonfirmuar këtë – Castellanos realizoi edhe të katërtin personal, për rezultatin 4-1.

Real Madridi u ngushëllua me golin e Lucas Vazquez në minutën e 85-të për rezultatin 4-2 me një asistim të Vinicius.

Pas javës së 31-të, Real Madridi vazhdon të jetë në vendin e dytë me 65 pikë, ndërsa në xhiron e 32-të do ketë punë me Almerian.

Duke folur pas ndeshjes, Carlo Ancelotti ishte i frustruar me paraqitjen e skuadrës së tij, duke shpjeguar se ai ndjeu se ata dominoheshin shumë lehtë nga Girona.

"Na mungonte forca dhe përkushtimi pa top dhe u larguam nga tranzicionet. Pesha e lojës ishte e mirë me topin, por pa të ne lamë shumë hapësirë ​​dhe ata shënuan dy gola në dy sulmet e tyre të para”, deklaroi italiani.

Ancelotti gjithashtu ankohej për kohën e realizimi të het-trikut nga Castellanos, i cili erdhi më pak se 60 sekonda në pjesën e dytë.

“3-1 në minutën e parë të pjesës së dytë na ka prerë këmbët. Natyrisht, jemi shumë të lënduar, por tani duhet të ngrihemi së shpejti, sepse kemi gjithçka në rrezik. Ne do të ngrihemi”, ka potencuar më tej trajneri i madrilenëve

Real Madrid do të përballet me Almerian të shtunën, me ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt vetëm dy javë larg.

Ancelotti do ta dijë se nuk mund të përballojë një paraqitje të përsëritur kundër kampionëve të Ligës Premier.

Real Madrid turpërohet nga një lojtar i Girona-s dhe humb shpresat