SPORT, 6 Dhjetor 2021, 14:35

Ramadani rikthehet në Superiore, pason Maganin tek Egnatia

Ramadani rikthehet në Superiore, pason Maganin tek Egnatia

Egnatia ka zyrtarizuar pasuesin e Gugash Maganit. Klubi rrogozhinas ka dalë sot me njoftim dhe bën me dije se Zekerija Ramadani do të jetë trajneri i ri.

Ramadani para pak kohësh u largua nga Prishtina, pasi kishte dalë kampion në Kosovë për të tretën herë.

Më parë kishte bërë të njëjtën gjë me Trepça ’89 dhe Feronikelin dhe tani do të drejtojë për herë të dytë në Superiore.

Ramadani ka qenë trajner për disa muaj te Flamurtari i Vlorës. Ai gjithashtu ka drejtuar në Maqedoninë e Veriut skuadrën e Shkupit.