TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Futbolli finlandez nuk shquhet për skena të huliganizmit ekstrem. Por ajo që ka ndodhur këtë javë në Finlandë po bën xhiron e rrjetit.
Klubi i FC Haka, një nga më të njohurit në vend me 9 tituj kampion dhe me prani të vazhdueshme në Europë, ka rënë nga kategoria pas një sezoni katastrofë, duke marrë vetëm 17 pikë. Ultrasit e kësaj skuadre kanë qenë shumë të inatosur, por ajo që ka ndodhur në natën e 7 dhjetorit, kalon ccdo limit.
Disa prej tyre i kanë vënë flakën stadiumit “Tehtaan Kenta”. Flaka është përhapur me shpëjtësi duke shkatërruar thuajse gjithë impiantin dhe fushën e lojës, teksa zjarrfikësit e kishin të vështirë të kontrollonin situatën.
Megjithatë, policia ka identifikuar edhe shkaktarët e ngjarjes në një kohë të shkurtër, pasi ka arrestuar një 15-vjeçar, i cili më pas ka pranuar fajësinë dhe ka përfshirë edhe dy bashkëmoshatarë. Stadiumi i qytetit të vogël prej pak më shumë se 20 mijë banorësh, kishte 3500 vende dhe ishte inauguruar në vitin e largët 1934.