SPORT, 29 Gusht 2024, 18:25

Nis shorti, 36 skuadra mësojnë rivalët në Champions League

Nis shorti, 36 skuadra mësojnë rivalët në Champions League

Është duke u hedhur në Monaco shorti i sezonit të ri të Champions League, që këtë herë vjen me një risi të madhe.

Nuk janë më 32 skuadra, por 36 që do mësojnë kundërshtarët, teksa janë ndarë në 4 vazo me nga 9 ekipe. Përveç Realit, si fitues i sezonit të fundit dhe që do jetë në grupin A, pozicionet e 8 skuadrave të tjera do përcaktohen nga goglat, ndërsa më pas një softuer i inteligjencës artificiale do përcaktojë kundërshtarët.

Rregullat janë që në këtë fazë nuk lejohen përballjet e skuadrave të një shteti, ndaj për të shmangur çdo lloj bllokimi është zgjedhur kjo metodë.

Nis shorti, 36 skuadra mësojnë rivalët në Champions League