SPORT, 28 Gusht 2024, 19:40

E BUJSHME/ Nedim Bajrami surprizon me të ardhmen, mesfushori i Kombëtares pranë akordit me gjigantët e…


E BUJSHME/ Nedim Bajrami surprizon me të ardhmen, mesfushori i

Nedim Bajrami pritet të vijojë karrierën te gjigantët skocez të Gllazgou Rejnxhërs. Këto janë raportimet e fundit që vijnë nga mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Sipas “Sportmandia” 25-vjeçari do të kalojë në formë huazimi me të drejtë blerje te Rejnxhërs.

25 vjeçari sezonin e fundit ishte pjesë e Sasuolos në Seria A ndërsa më herët ka luajtur edhe për Empolin, Grashoperin dhe Zyrih. 

Vlen të theksohet fakti se Nedim Bajrami shkëlqeu në Kampionatin Europian me Shqipërinë këtë verë, duke hyrë në historinë e  Europianeve me golin më të shpejt të realizuar ndonjëherë.