SPORT, 29 Gusht 2024, 14:59

Coman në Arabinë Saudite? Përgjigjet agjenti

Coman në Arabinë Saudite? Përgjigjet agjenti

Gjatë ditëve të fundit është përfolur për një kalim të Kingsley Coman në Arabinë Saudite. Diçka të tillë e ka mohuar së fundmi agjenti i Coman, Christian Emile.

“Nuk është e vërtetë. Kingsley nuk ka pranuar asnjë ofertë deri më tani” – mësohet të ketë thënë Emile.

28-vjeçari luajti 17 ndeshje me Bayernin në sezonin e kaluar, ku realizoi 3 gola dhe dhuroi 3 asiste.