TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas Rei Manajt një tjetër futbollist i kombëtares shqiptare gjeti rrugën e rrjetës në javën e 16-të të Serisë A italiane.
Bëhet fjalë për Nedim Bajramin i cili e nisi si titullar sfidën mes Empolit dhe Udineses dhe në minutën e 59-të u bë protagonist duke u gjendur në vendin dhe në kohën e duhur për të përmbysur shifrat në favor të skuadrës toskane duke realizuar golin e avantazhit provizor 2-1.
Për Nedim Bajramin ky ishte goli i 3-të në këtë sezon të Serie A. Empoli ia doli të shënonte edhe golin e 3-të që i siguroi edhe tre pikët e radhës me Pinamontin në minutën e 78-të dhe protagonist ishte sërish Bajrami që asistoi për sulmuesin që luan te toskanët i huazuar nga Interi.
Një fitore 3-1 për Empolin nën shenjën e Nedim Bajramit.