SPORT, 3 Dhjetor 2022, 21:29

Mesi kalon Maradonën, goli ndaj Australisë bën që “Pleshti” të futet në historinë e Argjentinës

Mesi kalon Maradonën, goli ndaj Australisë bën që

Lionel Mesi ka shënuar në pjesën e parë ndaj Australisë.

Ky nuk ishte vetëm goli i parë i Argjentinasit në një ndeshje me eliminim direkt në Kupën e Botës.

Në fakt, ky gol ka qenë i nënti për Messin në Botëror, duke kaluar kështu Maradonën i cili ka tetë gola, ndërsa vendin e parë e mban legjenda tjetër argjentinase, Gabriel Batistuta, i cili është golashënuesi më i mirë i Argjentinës me dhjetë gola.

Gjithashtu, Messi shënon sot ndeshjen e 1000-të si profesionist.

GOLAT NË BOTËRORËT E ZHVILLUAR

Gabriel Batistuta: 10
Lionel Messi: 9
Diego Maradona: 8