TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dunzel Dumfries ishte protagonist (dy asiste dhe një gol) absolut i Holandës në fitoren 3-1 ndaj SHBA-ve.
Pasi “Tulipanët” siguruan një biletë për në çerekfinalen e Botërorit, mbrojtësi i Interit tha për mediat:
“Isha i fokusuar. Jam i lumtur që arrita të ndihmoja skuadrën.
Kemi marrë shumë kritika së fundmi dhe kjo ndeshje është një nxitje e mirë si për mua ashtu edhe për Blind. Van Gaal ishte kritik ndaj nesh në fund të pjesës së parë pavarësisht rezultatit 2-0.
Ai na tha se mund të kishim ushtruar më shumë presion mbi topin” .