SPORT, 17 Prill 2025, 15:12

Çelsi kërkon gjysmëfinalet e Ligës së Europës, Mareska: Më të qetë, por nuk do të jetë një shëtitje ndaj Legias

Çelsi kërkon gjysmëfinalet e Ligës së Europës,

Enco Mareska është i sigurt te Çelsi dhe stoli i tij nuk rrezikon të dridhet. Të paktën tani për tani, trajneri italian mund të jetë i qetë.

Sipas “The Sun”, ai ka besimin e drejtuesve, pavarësisht një rënie shqetësuese të formës në kampionatin anglez. Shenja e fundit e kësaj ishte barazimi zhgënjyes 2-2 i së dielës kundër Ipsuiçit. Edhe ndeshja e sotme ndaj Legias së Varshavës duket si formalitet pas suksesit në Poloni të një jave më parë.

Megjithatë, Marseka predikon përqndrim: “Sigurisht që fitorja në Varshavë na lejon të jemi më të qetë, por në fushë do të futemi për të fituar e sidomos për të mos pësuar. Nuk kanë qenë javë të mira nëse shohim dëmtimet apo rezultatet, megjithatë kjo ndeshje është një shans i madh për të vijuar rrugëtimin tonë në Europë”.

Një triumf në Ligën e Konferencës i gërshetuar me një pozicionim mes pesë të parave në kampionat do ta kthente pozitiv këtë sezon për Çelsin.

“Nuk është ende koha për llogari dhe duam t’i marim ndeshjet me radhë. Pozitiv është fakti që e kemi fatin në duart tona dhe nuk duam të zhgënjejmë askënd”, përfundoi tekniku italian i “Bluve”.