SPORT, 29 Shtator 2025, 15:49

Lojtari drejt rinovimit me Cityn, e pranon Guardiola

Lojtari drejt rinovimit me Cityn, e pranon Guardiola

Manchester City dëshiron të zgjasë bashkëpunimin me Savinhon. Pas fitores kundër Burnley, trajneri i “qytetarëve”, Guardiola foli në konferencë për shtyp rreth rinovimit të kontratës të sulmuesit brazilian.

“Ne ishim shumë të qartë se donim ta mbanim atë. Sigurisht, në moshën e tij, ai luajti shumë minuta sezonin e kaluar.

Ai mund të luajë në të dyja anët, djathtas dhe majtas, dhe ka shpejtësi të jashtëzakonshme. Ai është vërtet i mirë” – tha Guardiola.