TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Interi e ka siguruar kualifikimin për në fazën e 1/8-ave dhe që nga ky moment do të përqendrohet në kampionat, deri në shkurt kur do t’i duhet përsëri të rikthehet në Europë.
Por, nga drejtuesit planet për Europën bëhen që tani, për të qenë sa më të përgatitur dhe për t’i siguruar Inzagit një skuadër sa më konkurruese.
Ndaj Realit u pa se sulmi nuk arriti të ndikonte në ndeshje. Me Korrean e dëmtuar, Sançez nuk ofron më asnjë siguri dhe ndërkohë që kiliani është prej kohësh me valixhe në duar, Marota e Auzilio shpre-sojnë që rrugët e tyre të ndahen që në janar dhe po monitorojnë të gjitha alternativat për ta zëvendësuar. Janë 7 emrat e vendosur në tryezën e Interit nga të cilët zikaltrit do të bëjnë zgjedhjet e tyre.
PROFILET – Dy nga profilet më të lakmuar janë futbollistët e Sasuolos Xhanluka Skamaka e Xhakomo Raspadori, të dy të rinj dhe të konsideruar si zëvendësuesit idealë të Xhekos e Lautaros. Por ajo që pengon është shifra e lartë që kërkon Sasuolo, ndërkohë që më i avantazhuar është Raspadori.
Emri i tretë është ai i Lorenco Lukës që ka shpërthyer në Serinë B me Monzën dhe është në lupën e disa klubeve të tjera italiane. Por ndryshe nga dy të parët, 21-vjeçari do të ishte një bast sepse nuk e ka provuar akoma veten në nivele të larta. Baçin, zëvendësdrejtori sportiv i dërguar në Amerikën Jugore ka sjellë në selinë zikaltër një tjetër listë.
Argjentinasi Julian Alvarez dhe uruguaianët Agustin Alvarez e Matias Arezo janë zbulimet më të fundit të cilët vlerësohen me nga 20 milionë euro, por për ta interesohen shumë klube të tjera.
Ideja e fundit ekziston prej kohësh dhe bëhet fjalë për Luka Joviçin, por serbi përfiton 10 milionë euro në sezon dhe kjo mund të bëhet pengesë për tratativën, edhe pse Interi do të sigurohet që me çdo afrim të tij në janar të mos dalë jashtë politikës së tij: jo shpenzime dhe skuadër konkurruese për Champions-in.