SPORT, 8 Dhjetor 2021, 16:15

Hysaj: Strakosha duhet ende të rritet, Immobile një nga më të mirët

Hysaj: Strakosha duhet ende të rritet, Immobile një nga më

Bashkë me trajnerin e Lazios, Maurizio Sarri, në konferencë për shtyp ka dalë edhe mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj. Ai komentoi mbi vështirësitë që po has mbrojtja e klubit kryeqytetas, rëndësinë e Immobile në grup, si dhe foli mbi situatën e portierëve Strakosha dhe Reina.

MBROJTJA - “Jemi përmirësuar shumë. Ne shënojmë gola, duhet të mësojmë të mos i pësojmë. Duhet kohë për të përvetësuar të gjitha mësimet e trajnerit. Ka ndeshje në të cilat jemi të sigurt, të tjera në të cilat pësojmë 4 gola, por nuk është diçka e mirë. Duhet të jemi më afër njëri-tjetrit dhe të flasim më shumë”.

STRAKOSHA APO REINA - “Nuk ka dallim, janë të dy portierë të fortë. Njëri ka më shumë përvojë, tjetri duhet ende të rritet”.

IMMOBILE - “Kur u përballa me të, pata një vështirësi shumë të madhe. Për mua ai është një nga sulmuesit më të mirë përreth, e vërej çdo ditë kur stërvitem me të”.

EUROPA LEAGUE - “Si të gjithë shokët e mi të skuadrës, unë dua të eci sa më shumë përpara në këtë kompeticion”.