TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Karim Benzema ka luajtur sot ndeshjen e tij të fundit si futbollist i Real Madrid. Sulmuesi francez i ka dhënë lamtumirën klubit pas 14 vitesh si pjesë e tij, teksa ka fituar gjithçka në radhët e kësaj skuadre.
Lojtari do të largohet drejt Arabisë Saudite, ku e pret një ofertë e çmendur e Al Itihad, por sigurisht largimi i tij nuk ka qenë “armiqësor”. Autori i golit të rezultatit 1-1 në ndeshjen e sotme ndaj Atletik Bilbaos, u largua nga fusha e lojës në minutat e fundit të sfidës për të marrë një duartrokitje të merituar.
I gjithë stadiumi u ngrit në këmbë duke përshëndetur largimin e një legjende të mirëfilltë në këtë klub, ku ai do të kujtohet si një nga numrat 9 më të mirë, pasi ka shënuar 237 gola në 440 ndeshje.
Karim Benzema leaves the pitch for the last time as Real Madrid player. ????????
— Mikael Madridista (@MikaelMadridsta) June 4, 2023
pic.twitter.com/RmWx5cKf66