TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Granit Xhaka ka komentuar në Zvicër zgjedhjen e Leon Avdullahut dhe Albian Hajdarit, që vendosën të shkëputen nga Zvicra për të përfaqësuar Kosovën.
Fjalët e mesfushorit të Sandërlendit, nuk janë pritur aspak mirë në Kosovë.
“Futbollistë të nivelit të tyre, natyrisht, askush nuk dëshiron që të largohen. Leoni dhe Albiani duan që statusi i tyre si futbollistë të vlerësohet më shumë, prandaj u larguan. Nuk e di nëse do t’ia kishin dalë brenda 3-4 viteve të luftonin për një vend titullari në ekipin e Zvicrës.
Unë këtë e shoh me shumë dyshim, duke parë që kemi disa futbollistë shumë të mirë që kanë mbetur jashtë formacionit tonë. Për shembull, Ardon Jashari është prej 3 vitesh te ne dhe ka luajtur vetëm 4 ndeshje. A është Leon Avdullahu më i mirë se Ardon Jashari? Unë mendoj që jo.
Por Leoni është një djalë i mirë, ndërsa luan çdo ndeshje për Hofenheimin. Ndoshta ai nuk kishte durim të priste për të pasur një vend te Zvicra. Por, në fund të fundit, është vendimi i tyre të luajnë për Kosovën, e cila, në fakt, është në një nivel të mirë aktualisht”, u shpreh Xhaka ndër të tjera për “Blick”.