SPORT, 19 Qershor 2024, 21:52

Supergoli ndaj Skocisë, Xherdan Shaqiri bëhet futbollisti i vetëm Europian që ka shënuar në secilin nga gjashtë turnetë

Supergoli ndaj Skocisë, Xherdan Shaqiri bëhet futbollisti i vetëm

Futbollisti me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri realizoi një supergol në minutën e 26-të në duelin ndaj Skocisë, duke sjellë baraspeshën për Zvicrën.  

Ky realizim ishte tepër special për 32-vjeçarin që futet në histori duke u bërë lojtari i vetëm Europian që ka shënuar në secilin nga gjashtë turnetë e fundit të mëdhenj ndërkombëtare.  

Bëhet fjalë për Kupën e Botës 2014, EURO 2016, Kupën e Botës 2018, EURO 2020, Kupën e Botës 2022 dhe së fundmi EURO 2024.