SPORT, 1 Qershor 2024, 16:03

Këpucët e fundit të Toni Kroos me Realin prej “ari”, në to është shkruar emri gruas, fëmijëve, madje edhe i qenve

Këpucët e fundit të Toni Kroos me Realin prej “ari”,

Toni Kroos luan këtë të shtunë ndeshjen e tij të fundit për Real Madridin. Finalja e  Champions League, kundër Dortmundit dhe në Wembley, do të jetë ndeshja e tij e fundit me fanelën e bardhezinjve, për t'i dhënë lamtumirën e fundit një karriere plot suksese me entitetin mereng.

Për këtë ndeshje të fundit, gjermani do të veshë këpucë të bardha, si gjithmonë, me detaje floriri  dhe të cilat janë të personalizuara me emrat e bashkëshortes, tre fëmijëve dhe madje edhe dy qenve të tij.

Për më tepër, duke qenë se është një ditë kaq e veçantë, nuk mund të mungonte as data dhe vendi i finales. Një ditë më shumë se e jashtëzakonshme për Toni Kroos që gjermani dëshiron ta përjetësojë përgjithmonë.

Për më tepër, është për t'u habitur që në tabanin e njërës prej këpucëve të tij janë shkruar me  stilolaps emrat e tre fëmijëve të tij Leon, Amy (Amelie) dhe Fin, të babait të tij për të qenë i pranishëm me Tonin në duelin jetik ndaj Borussia Dortmundit.

Familja e Toni dhe Jessica Kross është shumë e afërt me dy qentë e tyre, për këtë arsye emrat e Lennox dhe Julius janë gjithashtu shumë të spikatur në këpucët që gjermani do të veshë në Wembley.

Për më tepër, Kroos gjithashtu donte të kishte një shenjë për Ligën e Kampionëve, duke vendosur  logon e kompeticionit në anën e pasme të 'armëve' të tij. Nuk mungon as flamuri gjerman, i cili shfaqet në thembër të këpucëve të tij.