TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas Skukës, konfirmohet largimi i dytë nga Partizani. “Panorama Sport” mëson nga burime pranë klubit se David Atanaskoski nuk do të vijojë të veshë fanellën e 17 herë kampionëve, pas një eksperience që zgjati plot dy vite.
Mbrojtësi nga Maqedonia e Veriut zuri vendin e titullarit që nga ardhja e tij në verën e vitit 2022 dhe nuk e lëshoi deri në finalen e 26 majit kundër Egnatias, që rastis të jetë edhe ndeshja e fundit e anësorit te “demat”. Atanaskoskit i skadon kontrata në qershor dhe të paktën deri dje nuk është arritur marrëveshja për rinovimin dhe situata s’pritet të ndryshojë. Mbrojtësi i majtë mbyll aventurën te Partizani me dy trofe më shumë në palmaresin e tij.
Në këtë periudhë te nënkampionët, Atanaskoski fitoi titullin kampion dhe Superkupën e Shqipërisë. Maqedonasi me Partizanin luajti plot 81 ndeshje gjithsej, duke koleksionuar 2 gola dhe 3 asiste. Për sa kohë qëndroi në vendin tonë, u radhit mes më të mirëve për rolin e tij. Melargimin e Atanaskoskit, Buxhelaj mbetet i vetmi mbrojtës i majtë i Partizanit para ndeshjeve të Ligës së Konferencës. Me shumë mundësi në ditët në vijim klubi do të ndërhyjë për të sjellë një tjetër lojtar të këtij roli, pasi skuadra duhet të plotësohet para sfidave europiane.
Për t’u zgjidhur mbetet situata e Eljon Sotës, për të cilin ende nuk është zbardhur vendimi final. Gjithsesi, nga ajo që nuhatet në ambientin përreth klubit, ekziston një marrëdhënie e ftohtë mes palëve. Kapiteni Murataj gjithashtu ka një takim me presidentin Demi në lidhje me të ardhmen.