SPORT, 25 Qershor 2024, 22:58

Asnjë gol në ndeshjet e grupit C, Anglia e mbyll e para, Serbia skualifikohet nga kampionati Europian

Asnjë gol në ndeshjet e grupit C, Anglia e mbyll e para, Serbia

Janë mbyllur pa gola ndeshjet e fundit të grupit C.

Anglia dhe Sllovenia barazuan, teksa “tre luanëve” iu anulua një gol i Saka për pozicion jashtë loje në pjesën e parë.

Edhe ndeshja tjetër u mbyll në barazim pa gola, teksa Serbia dhe Danimarka ndanë nga një pikë.

Me këto rezultate Anglia qëndron në krye të grupit me 5 pikë, ndjekur nga Sllovenia dhe Danimarka me nga 3 pikë dhe Serbia e fundit me 2 pikë, tashmë e eliminuar nga Europiani.