TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Florian Wirtz është një nga talentet më premtues të futbollit gjerman. 18-vjeçari luan si mesfushor ofensiv dhe prej korrikut të vitit të kaluar është pjesë e ekipit të parë të Bayer Leverkusen.
Lojtari ofensiv debutoi me kombëtaren gjermane në muajin shtator, deri tani ka zhvilluar dy ndeshje me “Pancerat”, teksa numëron 7 gola dhe po kaq asiste këtë sezon mes Bundesligës dhe Europa League.
El Nacional shkruan se Real Madrid dhe Chelsea po garojnë mes tyre për shërbimet e lojtarit gjerman, i cili ka një vlerë kartoni që sillet rreth 60-65 milion euro.