TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Futbolli francez ka hyrë në një kaos të madh ku në disa ndeshje të këtij edicioni në Ligue 1 janë ndërprerë ose shtyrë sfida për shkak të dhunës së ushtruar mes dy tifozërive ose hedhjes së sendeve në fushë, ku për të disatën herë skuadra e Marsejës është e përfshirë.
Në ndeshjen e mbrëmshme mes Lionit dhe Marsejës është ndërprerë ndeshja pas hedhjes së shishes në drejtim të Dimitri Pajesë në ekzekutimin e një goditje këndi. Loja fillimisht u ndërpre dhe më pas u shty.
Ky është rasti i gjashtë i dhunës që nga fillimi i këtij sezoni në Ligue 1, që do të detyrojë qeverinë franceze të mbajë një mbledhje urgjente.
Mbledhja do të mbahet nesër, Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, Ministrja e Sportit, Roksana Marasineanu dhe të pranishëm gjithashtu e drejtuesit e Federatës Franceze të Futbollit dhe të ligave të ndryshme.