SPORT, 21 Nëntor 2021, 18:24

Nuk fal Real Madrid, kalon me lehtësi edhe Granadan dhe kryeson në La Liga

Nuk fal Real Madrid, kalon me lehtësi edhe Granadan dhe kryeson në La

Real Madrid ka arritur një fitore të lehtë jashtë fushe duke mundur Granada me rezultatin 1-4. Skuadra e Ancelottit luajti një ndeshje të menaxhuar mirë dhe dominuar, teksa pas 25 minutash e gjeti veten në avantazh të dy golave me Asensio dhe Nacho që shënuan.

Granada u zgjua me Suarez, por në pjesën e dytë ishin “galaktikët” ato që shënuan me Vinicius Jr teksa vendasit mbetën me dhjetë futbollistë. Për brazilianin, me spektakël dhe driblime sonte, është goli i tetë në La Liga, ku ka edhe 3 asist.

Në fund, rezultati u rrumbullakos nga Ferland Mendy. Një fitore me vlerë për të besuarit e Carlo Ancelottit, që mbajnë vendin e parë në renditje, duke lënë pas rivalët e tjerë.