TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndeshja mes Real Madrid dhe Barcelonës nuk mbyllet asnjëherë në paqe. Pas sfidës së fituar 2-1 nga Los Blancos, pati tension në Bernabeu.
Lamine Yamal ishte i papërmbajtshëm, teksa u bë me nerva dhe tregoi gatishmërinë për t’u përballur fizikisht me kundërshtarët.
“Shihemi jashtë”, dëgjohet të thotë Yamal, me shokët e skuadrës që përpiqen që ta nxjerrin jashtë sulmuesin katalanas.
Nuk mungoi përgjigja e Carvajal aty në fushë, me mbrojtësin e Realit që bën shenja që lënë të kuptojnë sikur dëshiron t’i thotë që Yamal flet shumë.
As Vinicius nuk qëndroi “duarkryq”, pasi braziliani u pozicionua në mbrojtje të shokëve të ekipit.
Me kaosin që po përshkallëzohej, janë pikërisht forcat e sigurisë që neutralizojnë situatën dhe shoqërojnë lojtarët jashtë fushe.