SPORT, 26 Tetor 2025, 16:51

Asist mjeshtëror nga Bellingham dhe shënon Mbappe, Real Madrid shtang Barcelonën (VIDEO)

Asist mjeshtëror nga Bellingham dhe shënon Mbappe, Real Madrid shtang

Real Madridi ka kaluar në epërsi në derbin ndaj Barcelonës që po zhvillohet në “Santiago Bernabeu”.

Ishte Kylian Mbappe që shënoi nga afërsia pas asistimit fantastik të Kylian Mbappes, për të mos i dhënë shans Szczesnyt nga afërsia.

Anglezi dribloi Pedrin për ta vendosur Mbappen përballë portierit polak, nga aty ishte i pagabueshëm.

Mbappes iu anulua një gol në minutë e 12-të shkaku i një pozitë jashtë loje.

FORMACIONET ZYRTARE

Real Madrid: Kurtua; Kareras, Hujsen, Militao,Valverde, Kamavinga, Tçuameni, Bellingam, Vinicius, Gyler, Mbape

Trajner: Çabi Alonso

Barcelona: Shezni; Kunde, Kubarsi, Erik Garsia, Balde, Pedri, De Jong, Fermin, Lamin Jamal, Ferran, Rashford

Trajner: Markus Sog

Madrilenët vijnë të plotë në këtë sfidë dhe me një dëshirë të madhe për tu hakmarrë ndaj blaugranave për 4 humbjet e sezonit të shkuar. Nga ana tjetër katalanasit kanë shumë mungesa të rëndësishme si Rafinja, Levandovski, Garsia.

Për Çabi Alonson është një ndeshje e rëndësishme si trajner në “El Clasico” ndërsa Hansi Flik do ta ndjekë sfidë në tribunë për shkak të kartonit të kuq që mori javën e shkuar me Gironën. Ndërkohë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të kësaj supersfide. Nuk mund të mungojnë surprizat, ndërsa Barcelona ka mungesa të rëndësishme si Levandovski dhe Rafinja. Te Reali bie në sy prania e Kareras. Po ashtu edhe Huijsen do provojë emocionet e “El Clasico”-s.