TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Jasir Asani ka shënuar golin e radhës për Esteghlal, që luan në transfertën e Fajr Sepasi. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare po shkëlqen me skuadrën iraniane, ndërsa është takimi i tretë rresht që shënon.
Jasir Asani zhbllokoi takimin në minutën e 42-të nga penallti. Më pas erdhi festa me shqiponjë dhe “Siu” e famshëm nga Kristiano Ronaldo.
Shishet nuk munguan në fushë nga tifozët vendës, ndërsa stadiumi është i tejmbushur. I njëjti incident u përsërit edhe pas golit të dytë të Esteghlal, që sërish u shënua nga penalltia.
Asani ka shënuar dy gola këtë javë, njëherë në Champions-in 2 aziatik dhe tashmë në kampionat. Anësori ka gjetur edhe formën më të mirë te klubi ku u transferua në verë.