SPORT, 8 Dhjetor 2025, 14:04

“Jam shtatzënë”/ I zhvati 200 mijë dollarë futbollistit të njohur, burg për të renë

“Jam shtatzënë”/ I zhvati 200 mijë dollarë

Një gjykatë në Korenë e Jugut ka dënuar me katër vite burg një të re pasi shantazhoi futbollistin e njohur Son Heung-min.

E reja së bashku me një bashkëpunëtor të saj, një burrë në të 40-at, u shpallën fajtorë për shantazh ndaj ish-kapitenit të Tottenhamit, duke pretenduar se ajo ishte shtatzënë me të.

Sipas mediave, gruaja kishte kontaktuar Son gjatë vitit të kaluar duke pretenduar se ishte e shtatzënë, pa pasur në të vërtetë dijeni nëse kjo ishte e vërtetë.

Ajo arriti të merrte nga Son 300 milionë won (rreth 200,000 dollarë), duke kërcënuar se do të bëhej publik pretendimi nëse ai nuk do të pranonte të paguante. Paratë u shpenzuan për produkte luksi dhe marka të njohura.

Bashkëpunëtori i saj, i cili e kërcënoi Son 15 herë për të marrë paratë, u dënua me dy vite burg për shantazh të tentuar.

Futbollisti, 33 vjeç, në tetor u bë lojtari i dytë më i paguar në Major League Soccer (MLS), pas largimit nga Tottenham pas 10 vitesh për t’iu bashkuar Los Angeles Football Club, duke shënuar transferimin më të shtrenjtë në historinë e MLS.

Son njihet gjerësisht si një nga futbollistët më të mirë të Azisë dhe gëzon popullaritet të madh në vendin e tij dhe rajon.

Në vitin 2022, ndërsa ishte ende me Tottenhamin, ai u bë futbollisti i parë aziatik që fitoi çmimin “Golden Boot” të Premier League, për golashënuesin më të mirë të sezonit.