TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sulmuesi i Kombëtares, Ernest Muçi, po kalon një moment të jashtëzakonshëm forme dhe këtë e konfirmoi sërish në sfidën ndaj Goztepe-s, ku realizoi dopietë në transfertë.
Muçi zhbllokoi takimin në minutën e 46’, pasi përfitoi nga një aksion personal dhe dërgoi topin në rrjetë pa i lënë asnjë shans portierit vendas.
Kliko këtu për golin e parë të Muçit.
Në minutën e 76’, talenti shqiptar goditi sërish, duke dyfishuar rezultatin për Trabzonspor.
Kliko këtu për golin e dytë të Muçit.
Ky është një tjetër paraqitje mbresëlënëse për sulmuesin kuqezi, i cili është rikthyer fuqishëm. Ai ka shënuar në tre ndeshje radhazi, duke arritur në total pesë gola në këto përballje.
Forma e tij po kthehet në një lajm të shkëlqyer si për klubin, ndërsa i dërgon sinjale të njëpasnjëshme Sylvinhos se është gati të rikthehet në Kombëtare.
Shifra fantastike për futbollistin, i cili padyshim ishte lojtari më i spikatur i kësaj ndeshje, teksa në duelet e fundit ka mbajtur Trabzonsporin në garë për titullin. Dhe si për ironi të fatit, në javën e ardhshme ai do të ndeshet me Beshiktashin, klubin që nuk besoi te aftësitë e tij dhe e dha në huazim.
“Unë jam krenar për skuadrën tim. Luajtëm një tjetër ndeshje jashtë fushës tonë dhe këto tre pikë do të jenë shumë të mëdha për ne. Kjo fitore na bën edhe më të uritur për ndeshjen e radhës”, ishin fjalët e Muçit për sfidën ndaj Goztepe me një thumbim për Beshiktashin.
“Gjërat po shkojnë mirë për mua. Kjo më shtyn që të punoj edhe më shumë. Unë mund të ëndërroj për gjëra më të mëdha. Gjëja më e rëndësishme është që të ruajmë vazhdimësinë”, theksoi sulmuesi shqiptar pas ndeshjes.