SPORT, 11 Korrik 2026, 17:17

Interi mbetet i shtangur, ndalohet zyrtarizimi i pasuesit të Dumfris: Shkak bëhet rregulli strikt në Itali

Interi mbetet i shtangur, ndalohet zyrtarizimi i pasuesit të Dumfris: Shkak

Anan Khalaili nuk do të prezantohet për momentin nga Interi. Shkak për këtë është bërë Institui i Mjekësisë Sportive CONI që kërkoi teste të tjera mjekësore.

Probleme e konstatuara për anësorin izraelit raportohen të natyrës kardiake. Dhe në Itali janë strikt për situata të tilla, që mund të dërgojnë në dështimin e transferimit. Khalaili ndërkohë konsiderohet i rëndësishëm te zikaltërit, pasi shikohet si pasues pas largimit të Denzel Dumfris.

Vizitat e reja mjekësore do të kryhen në fillimin e javës që po vjen. Ndaj dhe Interi nuk mund ta prezantojë 21-vjeçarin. Kartoni i Khalailit i përket Union SG në Belgjikë. Besimi mbetet tek Interi që çdo gjë do të kalojë pa problem.