TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Interi mori një fitore të madhe ndaj Veronës në transfertë. Sfida e vlefshme për javën e 10-të të Seria A u fitua nga zikaltrit me rezultatin 1-2.
Dhe pse dukej se do të ishte një ndeshje e lehtë, pas supergolit të Zielinskit në pjesën e parë, nuk rezultoi e tillë. Xhovani barazoi takimin në minutën e 40-të, duke e dërguar Veronën të qetë në dhomën e zhveshjes.
Interi vuajti deri në fund, ndërsa autogoli i Frezes në minutën e 94-t e nderoi. Në këtë sfidë ishin në stol dy futbollistë të Kombëtares U-21. Alain Taho tek Interi dhe Adi Kurti për Veronën.
Polemikat për fitoren e zikaltërve kanë filluar në përfundim të ndeshjes, për një faull në minutën e 66-të që mund të ndryshonte fatin e ndeshjes.
Futbollisti i Interit, Bisek, u detyrua të ndërhynte ndaj Xhovanit. Gjyqtari Doveri u mjaftua me karton të verdhë, edhe pse Bisek ishte lojtari i fundit.
“Përceptimi nga fusha ishte ndryshe, më pas ka shumë rregulla të detajuara dhe janë të vështira, por Xhovani 100% po shkonte te porta”, u shpreh trajneri i Veronës, Paolo Zaneti, pas ndeshjes.
Interi e gjeti fitoren me autogol në minutën e 93-të. Fitorja e dytë në këtë javë, i jep besim ekipit të Kristian Kivu.