TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në prag të ndeshjes së nesërme kundër Valencias, Çabi Alonso foli në një konferencë për shtyp, duke trajtuar tema të ndryshme në lidhje me fushën, menaxhimin e ekipit dhe situatat e fundit në ekip. Nuk mund të lihej pa u përmendur edhe rasti i Vinicius Zhunior.
“Vinicius është i përqendruar në atë që ka rëndësi, të gjithë duan të jenë në fushë. Nuk ka pasoja apo ndëshkime, çështja është zgjidhur që nga e mërkura. Ai foli sinqerisht dhe ishte i patëmetë.”
Alonso e bëri të qartë se menaxhimi i lojtarit u krye duke pasur parasysh interesat më të mira të ekipit dhe sigurinë taktike.
Për lodhjen e Mbapes: “Gjithmonë jam i shqetësuar që të mos i mbingarkoj lojtarët. Deri më tani, është menaxhuar mirë, por do ta monitorojmë situatën.”
Më pas ai foli për fitoren në El Clasico: “Ne treguam soliditet, duke parashikuar situata. Fitorja ishte e rëndësishme për vetëbesimin tonë, por tani duhet të përqendrohemi te Valencia dhe të mos dorëzohemi.”