SPORT, 1 Nëntor 2025, 18:59

Broja rishfaqet në Premier Ligë pas gati një muaji, por nuk mund të bëjë asgjë ndaj kryesuesve

Broja rishfaqet në Premier Ligë pas gati një muaji, por nuk mund

Armando Broja ka parë sot përsëri fushën e lojës në Premier Ligë, thuajse një muaj pas herës së fundit kur kishte luajtur në kampionatin anglez të futbollit.

Minutat e fundit të sulmuesit të Kombëtares shqiptare me klubin e tij kishin qenë përballë Aston Vilës më 5 tetor, teksa sot është kthyer të luajë disa minuta në duelin ku Bërnli priti kryesuesit e Premier Ligës, Arsenalin.

Ai u aktivizua në minutën e 76-të të duelit, kur rezultati ishte 2-0 për Arsenalin, por sa ishte në fushë nuk mund të ndihmonte skuadrën e tij në repartin e avancuar, duke qenë vetëm 1 herë në kontakt me topin në minutat ku ishte në fushë.